Ballina Bota

SOFT NEWS – Rreth botës me varkë… i vetëm!

VJENË, 22 korrik /ATSH-AA/ – Marinari vjenez, Norbert Sedlacek filloi sërish një përpjekje për të lundruar nëpër botë duke filluar nga bregu i Atlantikut francez.

Marinari 57-vjeçar planifikon të lundrojë pa ndërprerje dhe pa ndihmë rreth e qark botës.

E gjithë rruga është afërsisht 34 000 milje detare (63 000 kilometra).

Eksperti do të përdorë anijen ”Open 60AAL”, një anije e bërë nga materiale plotësisht të ricikluara.

Sedlacek u përpoq që në fillim të vitit 2018, por u detyrua të ndalet pas tre ditësh për shkak të problemeve teknike./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimi në Ujësjellësin e Dumresë, përfitojnë 4 mijë banorë
Artikulli tjetërINSTAT: Ulet me 7,7% numri i aksidenteve rrugore, më pak se një vit më parë