LONDËR, 13 korrik /ATSH-AFP/ – Rumunia, Simona Halep fitoi sot titullin e saj të parë në Wimbledon, turneu i dytë Grand Slam në karrierën e saj, duke mos lejuar Serena Williams, e cila humbi 6-2, 6-2 në më pak se një orë, të thyejë rekordin absolut të fitoreve në kompeticione madhore.
Amerikania 37-vjeçare mbeti krejtësisht në hije në këtë finale.
Ajo dështoi për herën e tretë në një finale të rëndësishme, në përpjekjet e saj për të arritur rekordin e 24 titujve Grand Slam, që deri tani mbahet nga australiania, Margaret Court. /G.S/






















