LONDËR, 11 korrik /ATSH-ANSA/ – Alexa… quhet asistentja e zërit, produkt i kompanisë Amazon, e cila do të japë këshilla mjekësore për sëmundjet më të zakonshme, falë një marrëveshjeje të nënshkruar me sistemin kombëtar të shëndetësisë në Britaninë e Madhe.
”Projekti është i dedikuar mbi të gjitha ndaj shtresave më të brishta siç janë të moshuarit, ata me probleme vizuale, të cilët duhet të lehtësojnë punën e mjekëve të përgjithshëm dhe ata të ndihmës së parë”, njoftoi ”The Guardian”.
Marrëveshja, të cilën autoritetet britanike të shëndetësisë e njoftuan një vit më parë, por që tani do të bëhen operacionale, parashikon që algoritmi që udhëzon Alexa do të përdorë informacionin nga faqja e NHS kur përdoruesit bëjnë pyetje rreth çështjeve të shëndetit.
”Është e drejtë që NHS të shfrytëzojë teknologjinë, që mund të zvogëlojë ngarkesën e mjekëve të përgjithshëm dhe farmacistëve”, theksoi sekretari britanik për Shëndetësinë, Matt Hancock./ /os/ /em/ a.jor.






















