Ballina Aktualitet

Zgjedhjet e 30 qershorit, Shehi: Ku gaboi Basha

TIRANË, 10 korrik /ATSH – I. Vata/ – “Basha gaboi kur tha nuk lejomë të bëhen zgjedhje më 30 qershor”, ka deklaruar sot Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, Report TV, ndërsa shtoi se opozita ka një rrugë malore dhe të gjatë.

“Basha gabonte kur thoshte se do t’i ndalojmë ne zgjedhjet e 30 qershorit. S’kishte zgjedhje, por vetëm votime. Zgjedhjet i ‘ndaluan’ qytetarët që nuk morën pjesë në zgjedhje. Ato që janë sot në parlament, nuk janë më në opozitë”, theksoi Shehi.

Për sa i përket konsultimi e djegies së mandateve dhe mos mbështetjen nga ndërkombëtarët, Shehi tha se për këtë çështje ka pasur dhe mos dakordësi.

“Opozita për sa kohë që të jetë Rama, do jetë e bashkuar edhe me negativët e tij. Ditën që do rrëzojmë Ramën, që do hapet fusha e lojës, gjykoj që opozita e ka për detyrim që të reflektojë brenda vetes, se si mund të përmirësohet sistemi, sesi duhet të largohen njerëz që janë konsumuar edhe në frontin opozitar”, tha ai. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDeportohet nga SHBA-ja, një prej të dyshuarve për vrasjen e punonjësit të Policisë në Lazarat
Artikulli tjetërUra e Vashës në Mat kryevepra e shekullit XVIII