PRISHTINË, 26 qershor /ATSH/ – Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme gjatë ditës së sotme duke krijuar kushte për mot me diell dhe re të shpërndara.
Temperaturat minimale parashikohen të lëvizin ndërmjet 15-17°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-31°C.
Pjesa jugore e kontinentit dhe jugperëndimore do të mbetet nën ndikimin e masave të fuqishme të ajrit afrikan, të cilat do të ndikojnë që merkuri në termometër të regjistrojë vlera mbi 40°C.
Kjo situatë termike do të zgjasë 4-6 ditë. Në Kosovë temperaturat do të rriten pas datës 3-4 korrikut.
Sa i përket fushave barike, ato janë dhe do të mbeten të larta, për disa milibar mbi vlerat e normales.
Indeksi UV edhe më tej mbetet shumë i lartë, prandaj preferohet respektimi i këshillave të alarmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare./KosovaPress/












