PRISHTINË, 21 qershor /ATSH/ – Dita e sotme do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe stuhi lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 °C, ndërsa maksimalet e ditës parashkoihen të lëvizin ndërmjet 27-29°C.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s.
/KosovaPress/






















