Ballina Bota

HAPËSIRË – Retë e Marsit lindin nga ”tymi” i meteorëve

KOLORADO, 23 qershor /ATSH-ANSA/ – ”Tymi” i meteorëve është përbërësi sekret që mund të fshihet pas formimit të reve si ”flokë sheqeri”, që rrinë pezull mbi planetin Mars, 30 kilometra mbi të.

Të hollë dhe të vështirë për t’u parë, ato janë ende në gjendje të ndikojnë në temperaturën dhe klimën: ky mund të jetë çelësi për rindërtimin e së kaluarës së Planetit të Kuq dhe kushtet që do të lejonin praninë e ujit në sipërfaqe.

Ky është konkluzioni i dalë prej studimit të botuar në revistën ”Nature Geoscience” nga studiuesit e Universitetit të Kolorados në Boulder.

Sipas vlerësimeve të tyre, dy deri në tre tonë material meteoriti do të ndikonte çdo ditë në Mars, gjë që do të injektonte një vëllim të madh të pluhurit të akullt në atmosferë, një lloj ”tymi meteorit”, grimcat e akullta të të cilave do të vepronin si kondensim për formimin e reve.

Rezultatet sugjerojnë se këto re, të ngjashme me ”flokët e sheqerit”, mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në klimën e planetit: në lartësi të larta, për shembull, ato mund të ngrenë ose ulin temperaturën deri në 10 gradë./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak917 të punësuar nga Zyrat e Punës në një javë
Artikulli tjetërFOTO/ Ritme argjentinase dhe tango në teatrin “Skampa”