Ballina Bota

TEKNOLOGJI – iPhone i ardhshëm me tri kamera

NJU JORK, 23 qershor /ATSH-ANSA/ – Mungojnë disa muaj nga hedhja në treg e iPhone-it të ri, që do të karakterizohet nga një dizajn pothuajse identik me gjeneratën e mëparshme, me përjashtim të pjesës së pasme.

Risia e këtij modeli është sistemi fotografik, i cili do do të ketë tri kamera të vendosura brenda një kuadrati të vogël.

Gjithashtu, mbërrijnë parashikimet edhe mbi iPhone 2020.

Sipas analistit Ming-Chi Kuo do të ketë dy modele me lidhjen 5G dhe një me LTE.

Dhe të gjithë smartfonët e ardhshëm të Apple do të kenë ekranin Oled, por gjithmonë duhet të ketë një diferencim në madhësi.

Modeli më i vogël do të jetë 5,4 inç në krahasim me 5,8 aktualisht dhe modeli ”Max” do të rritet nga 6,5 në 6,7 inç./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRikonstruktohet rrjeti i kanalizimeve në rrugën “Abdyl Frashëri”
Artikulli tjetërVeliaj me familjet e reja: Projekti i kredive të buta do vijojë