Ballina Flash

Ligj i veçantë për mbrojtjen e viktimave të trafikimit

TIRANË, 11 qershor/ATSH/- U zhvillua sot takimi i radhës i Mekanizmit Kombëtar të Referimit, kryesuar nga zv.ministrja e Brendshme dhe njëkohësisht koordinatore Kombëtare për çështje të luftës kundër trafikimit të personave, Rovena Voda.

Në takim u prezantua një informacion i shkurtër mbi veprimtarinë antitrafikim për periudhën 5-mujore, mbi ngritjen e Bordit Këshillimor për viktimat dhe viktimat e mundshme të trafikimit, mbi propozimet për ndryshime në Kodin Penal sa i takon veprës penale të trafikimit të personave, mbi aktivitetin për zgjidhjen e rasteve konkrete të Autoritetit Përgjegjës, si dhe u informuan mbi Procedurat e Unifikuara për identifikimin, referimin, asistencën dhe kthimin vullnetar të asistuar të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Një pikë tjetër e rëndësishme e diskutimeve ishte ngritja e grupit “ad hoc” për kryerjen e një analize dhe vlerësimi të thelluar mbi nevojën për një ligj të veçantë me fokus mbrojtjen e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit.

Në takim morën pjesë anëtarët e Marrëveshjes së Funksionimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit: Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nga Prokuroria për Krimet e Rënda, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nga Shërbimi Social Shtetëror, nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Ambasada angleze, Ambasada amerikane në Tiranë, nga organizatat ndërkombëtare, si: OSBE, IOM, Terre des Hommes, World Vision, ARSIS, Mary ward Loreto Foundation dhe Koalicioni Kombëtar i Strehëzave Antitrafik. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria lidh marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe ndalimin e evazionit fiskal
Artikulli tjetërSHBA – Trump i kërkon Kinës të rikthehet në kushtet e mëparshme të negociatave