Ballina Flash

Rita Ora shijon suksesin e radhës

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ – Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora po arrin majat e muzikës ndërkombëtare. Suksesi i saj nuk ka të ndaluar. Së fundmi Rita ka shijuar arritjen e radhës.

Ajo është shpallur nga Official Charts këngëtarja e katërt më e klikuar e vitit 2018. Ndërsa dy këngë të saj janë më të klikuarat në Top 10.

Rita ka ndarë lajmin me fansat në rrjetet sociale duke e konsideruar një lajm të madh.

“Rezultatet janë wow. Artistja e katërt më e klikuar dhe 2 këngët më të dëgjuara të vitit 2018. Jam e nderuar që jam pjesë e kësaj liste”, shprehet këngëtarja Ora. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Roboti piktor hap ekspozitë
Artikulli tjetërNJU JORK – Google 4,7 miliardë dollarë fitime nga lajmet