Ballina Flash

Qendra COD priti sot disa vizitorë mjaft të veçantë

TIRANË, 3 qershor/ATSH/- Një ditë e veçantë sot në COD. Me moton “Dhuro dashuri”, fëmijët e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” dhe shtëpisë së foshnjës “Hana dhe Rozafa”, ishin mysafirët e nderit në ambientet e COD.

Fëmijët ndanë disa orë së bashku, me muzikë, kërcim dhe numra cirku nga mjeshtrat e Cirkut Kombëtar. Fëmijët e talentuar të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë interpretuan në violinë, kërcim dhe këngë për bashkëmoshatarët e tyre.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali: Tre njerëz po dhunojnë të gjithë shqiptarët, kërkojnë destabilitet
Artikulli tjetërSllovakia e gatshme të ndihmojë Shqipërinë në kryesimin e OSBE-së në 2020