PARIS, 30 maj /ATSH-ANSA/ – Do të quhet “Lady Diana, princesha e Uellsit” sheshi përgjatë Senës, pikërisht mbi tunelin ”Alma”, ku Diana Spencer natën e 31 gushtit 1997, humbi jetën në një aksident me makinë së bashku me mikun e saj, Dodi al Fayed, bëri të ditur bashkia e Parisit.
Aktualisht, në atë vend ka një monument, që është shndërruar në një vend përkujtimor, ku shumë njerëz vazhdojnë të lënë çdo ditë mesazhe të ndryshme.
Sheshi fillimisht ishte emërtuar ”Maria Callas”, por tani, bashkia, duke pasur parasysh se në Paris ekziston një rrugë për Callas-in ka vendosur të mbështesë opinionin publik dhe të ndryshojë emrin e sheshit./ /os/ /em/ a.jor.























