BUKURESHT, 28 maj /ATSH-ANSA/ – Të paktën 80% e qytetarëve rumunë votuan pro në një referendum duke u dhënë përgjigje pozitive dy pyetjeve lidhur me sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, theksoi Komisioni Zgjedhor i vendit ballkanik.
Në konsultimin e kërkuar nga presidenti, Klaus Iohannis, qytetarët janë thirrur për t’u prononcuar mbi amnistinë dhe faljet për krimin e korrupsionit dhe përmirësimin e ligjeve kundër korrupsionit.
Referendumi, i zhvilluar paralel me votimin për në PE, ka tejkaluar kuorumin e pritshëm prej 30% duke regjistruar një pjesëmarrje mbi 41%.
“Rumunët kanë votuan që hajdutët dhe kriminelët të futen në burg, në vendin që meritojnë’’, tha presidenti Iohannis duke komentuar rezultatin e konsultimit.
Gjatë viteve të fundit, mijëra rumunë kanë ndërmarrë disa herë iniciativa për të protestuar kundër përpjekjeve të qeverisë për të ndryshuar ligjet, me qëllim favorizimin e shumë politikanë dhe zyrtarëve publikë të përfshirë në afera korruptive./ /os/ a.jor.






















