Ballina Flash

Moti sot në Kosovë

PRISHTINE, 23 maj/ATSH/- Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira të dendura, të shoqëruara me reshje të dendura shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet mund të shoqërohen me stuhi dhe në vende të kufizuara edhe me breshër.

Temperaturat minimale parashikohen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-21 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-14m/s./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 23.5.2019
Artikulli tjetërProgrami i USAID-it për të rinjtë shtrihet edhe në 7 komuna të tjera