TIRANË, 23 maj /ATSH/ – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti për sot parashikohet me kthjellime dhe shtim vranësirash në mesditë dhe pasdite.
Parashikohen reshje shiu lokale në veri, pjesërisht në jug dhe në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek, kryesisht në bregdet.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 14/24 | re shi diell |
| Kukës | 13/24 | re shi diell |
| Lezhë | 15/23 | re diell |
| Dibër | 9/22 | re shi diell |
| Durrës | 14/24 | re diell |
| Tiranë | 14/26 | re diell |
| Elbasan | 11/24 | re diell |
| Berat | 9/26 | re shi diell |
| Vlorë | 10/23 | re diell |
| Korçë | 7/20 | re shi diell |
| Gjirokastër | 7/25 | re shi diell |
| Sarandë | 12/23 | re diell |
/e.malaj/j.p/












