Ballina Ekonomi

Inflacioni 3% në gjysmën e parë të vitit 2021 

TIRANË, 18 maj /ATSH/- Banka e Shqipërisë (BSH) parashikon që inflacioni të arrijë objektivin prej 3% në gjysmën e parë të vitit 2021.

BSH publikoi raportin e politikës monetare për 3-mujorin e parë 2019, ku thekson se, “ulja e çmimit të qirasë dhe ujit në fillim të vitit, si pasojë e efektit bazë statistikor, si dhe reduktimi i çmimeve të produkteve bujqësore në muajin mars, ndikuan që inflacioni vjetor të shënojë vlerën 1,6% për tremujorin e parë të vitit 2019, duke u reduktuar nga tremujori paraardhës”.
Në këndvështrimin makroekonomik, ecuria e inflacionit është diktuar kryesisht nga reduktimi i presioneve të kahut të ofertës, ku veçohet mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe ngadalësimi i inflacionit në partnerët tanë kryesorë tregtarë.
Por gjithësesi Banka e Shqipërisë pret një inflacion prej 1,7% për vitin 2019. /e.xh/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRALI – Konservatorët pranë fitores së zgjedhjeve legjislative
Artikulli tjetërKëmbim valutor, Leku u nënçmua me 0,8% në 3-mujorin e parë 2019