Ballina Bota

SOFT NEWS – Cigare edhe për një… orangutang!

BANDUNG, 7 mars /ATSH-AFP/ – Ai thith cigaren sikur të ishte një duhapirës i vjetër.

Një orangutang 22-vjeçar u filmua duke thithur një bisht cigareje që ishte hedhur drejt tij nga një vizitor në një kopësht zoologjik në Indonezi.

Pamjet e Ozonit, emri i majmunit duhanpirës i kopështit zoologjik të Bandungut, rreth 150 kilometra në juglindje të kryeqytetit Xhakarta, janë përhapur si zjarr në internet.

Megjithatë, është e ndaluar të hedhësh duhan apo ushqime në drejtim të kafshëve të kopështit zoologjik, por këto këshilla shpeshherë nuk zbatohen nga vizitorët.

Kjo nuk është hera e parë që një orangutang filmohet duke pirë duhan në Indonezi, vend ku niveli i mbrojtjes së kafshëve është shumë i ulët dhe ku banorët janë ndër duhanpirësit më të mëdhenj në botë.

Në vitin 2012, një majmun në një tjetër kopësht zoologjik u bë i varur nga nikotina deri sa iu nënshtrua masave të forta për ta shpëtuar./ /G.S/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMirëmenaxhimi i kaskadës po minimizon efektin e reshjeve
Artikulli tjetërAKEP, masa të reja rregullatore për mbrojtjen e konsumatorit