Ballina Bota

SERBI – 75% e të rinjve duan të emigrojnë

BEOGRAD, 17 maj /ATSH-ANSA/ – Pothuajse 75% e të rinjve serbë kanë në plan të emigrojnë jashtë vendit, në kërkim të kushteve më të mira të jetës dhe të punës, sipas një sondazhi të kryer me të rinj nga vendet e Europës Juglindore.

Ky sondazh është kryer nga fondacioni ”Friedrich Ebert” (FES) dhe nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID).

Më këtë përqindje të të rinjve që janë të gatshëm për të emigruar, Serbia është vend i parë në Ballkan për sa i takon këtij fenomeni.

Ajo ndiqet nga Maqedonia e Veriut me 73%.

Në Kroaci dhe Bullgari të rinjtë që dëshirojnë të emigrojnë janë 34%, kurse në Rumani 30%./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuzeu i Kosovës me aktivitete për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve
Artikulli tjetër“Rruga e Arbrit”, ritëm i lartë punimesh në çdo segment