Ballina Flash

Kosovë/ Parashikimi i motit 17 maj

PRISHTINË, 17 maj /ATSH/ – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën me dije se sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Nuk përjashtohen reshje të dobëta dhe të izoluara shiu në perëndim dhe jugperëndim të vendit.

Temperaturat minimale parashikohen të lëvizin ndërmjet 5-7°C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 17-18°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 17.5.2019
Artikulli tjetërSHBA – Sanksione ndaj shtetasve rusë për shkeljen e të drejtave të njeriut