Ballina Bota

SOFT NEWS – Përurohet metroja e parë në Katar

DOHA, 12 maj /ATSH-AFP/ – Katari përuroi të mërkurën linjën e parë të metrosë, tre vite e gjysmë përpara Kupës së Botës në futboll që emirati i pasur me burime gazi do të organizojë në 2022.

Me një vlerë prej tre miliardë euro, kontrata e shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit të ri të metrosë iu besua dhjetorin e kaluar një konsorciumi, i quajtur “RKH Qitarat”.

Ai përbëhet nga ‘’RATP Dev’’ dega e RATP për projektet jashtë rajonit të Parisit dhe Keolis, e degës së transportit publik me 70% të SNCF-së në bashkëpunim me Hamad Group, një partner lokal. Dy kompanitë franceze zotërojnë së bashku  49% të kapitalit të këtij konsorciumi.

E gjithë rrjeti, i cili pritet të hapet në vitin 2020, do të përbëhet nga tre linja – E kuqe, Jeshile dhe e Artë dhe do të ketë 37 stacione.

“Linja e Kuqe” lidh stadiumin Al-Wakrah me atë të Lusail, ku do të zhvillohen ndeshjet e Botërorit 2022. Me një gjatësi rreth 40 kilometra, metroja lidh gjithashtu aeroportin ndërkombëtare ‘’Hamad’’ me qendrën e Dohës, por ky segment nuk është ende funksional./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhafaj: Muzika, ky art i gjallë që lëviz kudo përmes instrumentistëve
Artikulli tjetërFrancezja “20 minutes”: Shqipëria një thesar europian, origjinale dhe mikpritëse