Ballina Bota

MJEKËSI – Pse pëlqejmë veçanërisht kafen dhe birrën?

UASHINGTON, 7 maj /ATSH-ANSA/ – Nëse kafja dhe birra janë shumë të pëlqyera, kjo nuk është çështje e shijes, por e ndjenjave.

”Ato nuk janë preferenca që varen nga variacionet në gjenet që kontrollojnë shijen, por në vetitë psikoaktive të pijeve”, sipas një studimi të kryer nga universiteti i Northwesternit dhe botuar në revistën ”Human Molecular Genetics”.

“Gjenetika në bazë të preferencave tona është e lidhur me komponentët psikoaktivë të këtyre pijeve. Njerëzit pëlqejnë mënyrën në të cilën alkooli i bën të ndjehen mirë, prandaj pinë, jo për shkak të shijes së tyre”, shpjegon koordinatorja e studimit, Marylin Cornelis.

Konsumimi i sheqerit stimulon lirimin e neurotransmetuesve që nxisin dopaminën dhe gjithashtu ka një efekt në lehtësimin e dhimbjes, si për shembull kafeina, që është një nxitëse që ju bën më të vëmendshëm, por edhe më nervozë.

”Në këtë studim u përfshinë 336 000 persona”, sipas studiuesve./ /os/ /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSezoni turistik, aksi rrugor Shëngjin-Kune me sinjalistikë dhe ndriçim
Artikulli tjetërKëshilli Botëror i Turizmit: Mbi 300 mijë vende pune nga turizmi në Shqipëri