TIRANE, 7 maj/ATSH/- Sipas shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme do të jetë i vranët dhe me reshje.
Prej orëve të paradites do të nisin kthjellimet graduale.
Parashikohen reshje në të gjithë vendin deri në orët e para të ditës. Prej mëngjesit reshjet do të ndërpriten në qarqet e veriut dhe qendrës duke u përqendruar në qarqet e jugut me intensitet të ulët. Pasdite reshjet gradualisht do të ndërpriten në të gjithë vendin.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje- Veriperëndim 1-10m/sek. Në bregdet dhe në zonat e ulëta era me shpejtësi deri 15-20m/sek e vrullshme dhe me rrahje gjatë ditës. Valëzimi i forcës 3-4.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/19 | re diell shi |
| Kukës | 6/17 | re diell shi |
| Lezhë | 8/20 | re diell shi |
| Dibër | 4/15 | re diell shi |
| Durrës | 9/21 | re diell pak shi |
| Tiranë | 9/20 | re diell pak shi |
| Elbasan | 9/20 | re diell pak shi |
| Berat | 7/19 | re diell pak shi |
| Vlorë | 9/21 | re diell pak shi |
| Korcë | 5/17 | re diell pak shi |
| Gjirokastër | 7/20 | re diell pak shi |
| Sarandë | 10/21 | re diell pak shi |
/a.g/






















