ROMË, 6 maj /ATSH-ANSA/ – Ajo që paralizoi dorën e djathtë të Leonardo da Vinçit ishte një dëmtim nervor dhe jo një iktus, siç besohej më parë, sipas studimit italian të botuar në gazetën e Shoqatës Mbretërore të Mjekësisë dhe kryer nga Davide Lazzeri, kirurg plastik dhe i angazhuar për një kohë të gjatë në studimin e mjekësisë në art.
Diagnoza nga iktusi daton rreth 10 vjet më parë, bazuar në analizën e portretit të një busti mermeri që tregon Leonardon e moshuar, me dorën e djathtë të mbështetur nga një fashë dhe gishtat e tij në një pozicion të pazakontë.
Vizatimi i atribuohet një artisti lombard të shekullit XVI, Giovan Ambrogio Figino dhe ruhet, por nuk ekspozohet, në Venecia.
Dizajni i njëjtë tani është analizuar nga Lazzeri dhe Rossi, të cilët u përqendruan në hollësitë e dorës dhe në pozicionin e gishtërinjve.
“Në vend që të përshkruajnë një dorë tipike deformuar nga spasticiteti i muskujve pas një iktusi ishemik, diagnoza alternative e paralizës nervore të ulnarit duket të jetë më e mundshme”, theksojnë dy ekspertët.
Paraliza e dorës së djathtë të Leonardos, Lazzeri vëren, ishte një traumë e krahut të djathtë që çoi në paralizën e nervit ulnar, një nerv që vjen nga shpatulla në dorë dhe që menaxhon muskujt që kontrollojnë disa lëvizje dore./ /os/ /em/ a.jor.












