Ballina Flash

Parashikimi i motit, 5 maj 2019

TIRANE, 5 maj/ATSH/- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet i vranët, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje me alternime kthjellimesh e vranësirash.

Në orët e para të ditës deri në mesditë, parashikohen që reshjet e shiut  të jenë të pranishme në të gjithë territorin me intensitet deri mesatar. Në veriperëndim e jugperëndim reshjet parashikohen me intensitet të lartë në mëngjes në formën e rrebesheve.

Përkohësisht nga mëngjesi deri paradite, reshjet në bregdet e zonat e ulëta do të shoqërohen me shtrëngatave e rrufe. Prej orëve të pasdites, parashikohen ndërprerje të përkohshme të reshjeve në pjesën më të madhe të vendit për tu lokalizuar vetëm në veriperëndim.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek, pasdite do të fitojë shpejtësi në bregdet deri 18 m/sek, përkohësisht e vrullshme, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 3.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/20 shi rrufe
Kukës 9/17 re shi
Lezhë 11/21 shi rrufe
Dibër 8/15 re shi
Durrës 12/21 shi rrufe diell
Tiranë 12/21 shi rrufe diell
Elbasan 11/19 re shi diell
Berat 11/21 shi rrufe diell
Vlorë 14/22 shi rrufe diell
Korcë 8/16 re shi
Gjirokastër 11/19 re shi diell
Sarandë 13/22 re shi diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBSH: Aktiviteti i shoqërive të sigurimit u rrit me 9%
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/5/2019