Ballina Flash

James Rodriguez drejt largimit nga “Bayern”

TIRANË, 3 maj /ATSH/ – “Bayern Munich” nuk do të aplikojë të drejtën e blerjes për James Rodriguez dhe pas 2 sezonesh në Bundesligë, mesfushori kolumbian do të kthehet në “Santiago Bernabeu”.

Në Madrid, James do të gjejë sërish francezin Zidane, atë që e largoi nga “Reali” dhe lamtumira e tij nga “Los Blancos” këtë herë në mënyrë përfundimtare është thuajse e sigurt.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i ri i yllit të Kolumbisë.

Por për James ka shumë klube që e pëlqejnë. Në Itali janë “Juventus” dhe “Inter”, në Angli “Arsenal”, “Chelsea” dhe “Manchester United”.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA, e përkushtuar të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e reformave
Artikulli tjetërÇollaku: Këshilli bashkiak i Tiranës, vendime në kundërshtim me ligjin