Ballina Flash

Moti sot në Kosovë

PRISHTINË, 26 prill/ATSH/ – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale paraqiten të larta për këtë periudhë kohore, po ashtu edhe temperaturat maksimale do të shënojnë rritje.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënojë rënie graduale, por nuk do të bien nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-9 m/s.

/KosovaPress/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26.4.2019
Artikulli tjetërSHBA – Trump fton Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë