PRISHTINË, 25 prill/ATSH/ – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.
Parashikohen edhe reshje shiu gjatë pjesës së dytë të ditës së sotme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike, sërish do të regjistrojë vlera të rritura, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe juglindja e lehtë deri mesatare. /KosovaPress/ /a.g/












