Ballina SPORT

Nadal eliminohet nga turneu i “Montecarlos”

TIRANË, 21 prill/ATSH/- Fabio Fognini ka surprizuar sërish, duke eliminuar nga turneu i “Montecarlos” tenistin Rafael Nadal.

Tenisti italian kaloi në finalen e turneut, pasi mori një fitore fantastike në gjysmëfinale. Fognini mposhti “ikonën” e kësaj disipline, Rafael Nadal, me rezultatin 6-4, 6-2. Turneu zhvillohet në fushë me dhe

“Një fitore e madhe. Jam shumë i lumtur. Ka pasur shumë erë, por unë jam i kënaqur që e munda Nadalin këtu para familjes sime, miqve të mi.  Tani unë duhet të pushoj dhe të përgatitem për këtë finale që do të jetë e vështirë dhe më e rëndësishmja në karrierën e tij “përfundoi Fognini. Në finalen e madhe, italiani do të sfidojë Dusan Lajovicin, i cili eliminoi Lorenzo Sonego.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Ngjarjet në Sri Lanka, shokuese dhe mizore
Artikulli tjetërBackstreet Boys festojnë 26-vjetorin e themelimit