Ballina Aktualitet

Regjistrohet kandidati i parë për Prokuror të Përgjithshëm

TIRANË, 19 prill/ATSH-Arbi Fortuzi/ – Olsian Çelaj është kandidati i parë i regjistruar si kandidat në garën për pozicionin Prokurorit të Përgjithshëm.

Prokurori Olsian Çelaj ka regjistruar kandidaturën e tij të premten pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Olsian Çelaj aktualisht është prokuror pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, kishte kërkuar transferimin e tij në prokurorinë e Pogradecit. Por, Këshilli i Lartë i Prokurorisë me vendim përfundimtar 6 pro dhe 5 kundër, urdhëroi rikthimin e Olsjan Çelajt në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMEKSIKO SITI – Mbi 1 000 migrantë kubanë mbërrijnë në kufirin Meksikë-SHBA
Artikulli tjetërSHBA – Trump: Ndërhyrja ruse nuk ndryshoi rezultatin e presidencialeve