Ballina Flash

Parashikimi i motit, 15 prill 2019

TIRANË, 15 prill/ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët me intervale të shkurtra me diell.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Prej orëve të drekës dhe ato të pasdites reshjet hera-herës me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash dhe rrebeshe me shkarkesa elektrike. Parashikohet breshër i izoluar.

Për shkak të reshjeve do të ketë mjegull e mjegullinë lokale. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 0-1.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/20 Re shi
Kukës 7/15 Re shi
Lezhë 10/20 Re shi
Dibër 4/14 Re shi
Durrës 9/20 Re shi
Tiranë 10/20 Re shi
Elbasan 9/19 Re shi
Berat 8/21 Re shi
Vlorë 9/19 Re shi
Korcë 4/14 Re shi
Gjirokastër 8/19 Re shi
Sarandë 11/21 Re shi

 

 /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia Tiranë: Berisha dhe Vasili janë bllokuesit e projektit japonez të kanalizimeve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 15.4.2019