Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e shtunë 28 prill 2018

TIRANË, 28 prill/ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash.

Sipas shërbimit meteorologjik, përgjatë orëve të mesditës dhe pasdites parashikohet të ketë reshje shiu lokale në zonën e Veriut dhe ne pjesën Lindore.

Baza e reve të ulta do të jetë 1000 metra.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-15 m/sek. Deti do të jetë i forcës 4 me lartësi dallge 2.2 metra. Shikimi 8-20 km. Mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore                13/30

Vendet e Ulta                 14/31

Vendet Bregdetare         17/29  /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump : Dy shtete të mundshme për takimin me presidentin koreano-verior
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/4/2018