Ballina Ekonomi

Qeveria subvencionon mbjelljen e ullirit dhe përpunimin e tij

TIRANË, 13 prill /ATSH/ – Fermerët që merren me kultivimin e ullirit, do të mbështeten nga skema për subvencionet në bujqësi 2019.

Zv/ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Dhimitër Kote, në një intervistë për ATSH-në, dha detajet e kësaj skeme.

Sipas tij, në skemën e subvencionimit të këtij viti për sektorin e bujqësisë është shtuar mbështetja edhe për ullirin, nëpërmjet një projekti italian. Kjo do të thotë, vijoi ai, që fermerët do të përfitojnë financim për mbjelljet e reja me ullinj, ujitje me pika në ullishte, zëvendësimin e ullishteve të vjetra dhe për investime në teknologji të reja për vjeljen e ullirit dhe përpunimin e vajit të ullirit.

“Zhvillimi i kulturës së ullirit në vendin tonë një traditë e kahershme dhe shumë vjeçare, do të jetë e mbështetur edhe për vitin 2019”, – deklaroi Kote.

Fermerët përfitojnë 5 milionë lekë të vjetra për teknologjitë e përpunimit dhe sistemet e ujitjes me pika në ullishte dhe 2.5 milionë lekë për shtimin e sipërfaqeve me ullishte të reja, apo zëvendësimin e ullishtave të vjetra, – theksoi ai.

e.xh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI/ Përmeti, destinacioni që nuk duhet humbur
Artikulli tjetër“Pakti për Universitetin”, 6 studentë ekselentë të punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes