TIRANË, 27 Prill / ATSH / Sot në Bashkinë Gjirokastër, Agjencia e Shërbimeve Bujqësore, Veterinare dhe Mjedisore organizoi një takim me blegtorët e zonës të Njësisë Administrative Picar në lidhje me ndarjen e kullotave.
Prioritet ishin idetë e hedhura nga blegtorët si dhe mënyra e përballimit të ujit të pijshëm për bagëtitë e zonës për sezonin e nxehtë të verës.
Blegtorët përkrahën investimet e parashikuara nga ana e Bashkisë për lerat malore. Njëkohësisht ata u sensibilizuan në lidhje me detyrat e blegtorëve për parandalimin e zjarreve në pyje e kullota. /a.g/














