Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 11 prill 2019

TIRANË, 11 prill /ATSH/ – Moti ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët. Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet do të fitojnë intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.

Mjegull/mjegullinë lokale do të ketë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek ndërsa në mbrëmje fiton shpejtësi 18 m/sek në bregdet.

Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 2-3 ballë, me lartësi vale 1.0-1.6 metra.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/19 Shi diell
Kukës 7/16 Shi diell
Lezhë 11/18 Shi diell
Dibër 6/16 Shi diell
Durrës 10/18 Shi diell
Tiranë 10/18 Shi diell
Elbasan 9/18 Shi diell
Berat 10/18 Shi diell
Vlorë 10/17 Shi diell
Korçë 6/15 Shi diell
Gjirokastër 9/17 Shi diell
Sarandë 11/17 Shi diell

 /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHAPËSIRË – Publikohet fotografia e parë e vrimës së zezë e bërë ndonjëherë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 11.4.2019