TIRANË, 9 prill /ATSH/ – Madonna do performojë dy këngë në Eurovizion muajin e ardhshëm.
Ikona e popit do arrijë më shumë se 180 milionë shikues gjatë kohës që do dalë në skenën e Tel-Avivit më 18 maj.
Kjo do të jetë performanca e katërt e superstarit në vendin mikpritës të këtij viti, pas koncerteve në 1993, 2009 dhe 2012. Sipas medieve lokale pamja e Madonnës do kushtojë rreth 1 milion dollarë. /a.a//a.g/























