Ballina Flash

Futboll/ Robben drejt SHBA

TIRANË, 8 prill /ATSH-A. Fortuzi/- Futbollisti Arjen Robben është duke menduar për një aventurë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas një artikulli të publikuar të hënën nga “Calciomercato.web”, duket se futbollisti po përjeton ditët e fundit në Gjermani te “Bayern Munchen”, pasi është në fund të sezonit aktual, ku dhe i përfundon kontrata.

Sipas këtij artikulli janë disa skuadra që janë hedhur në sulm për 34-vjeçarin e mes tyre dhe “Inter”, “Groningen” dhe “PSV”, por mesa duket “holandezi flutures” po mendon të kapërcejë oqeanin.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato.web”, në garë për Robben është futur edhe skuadra amerikane e MLS-së, “Toronto FC”. Një pistë që pritet të pëlqehet nga Robben, i cili do të ketë një rendiment më të ulët në fushën e blertë. Në Toronto, Robben do të bashkohet me ish-yllin e “Juventusit”, Sebastian Giovinco, Jozy Altidore, Michael Bradley dhe Gregory van der Wiel. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFlorian Vlashi, koncert me violinën e restauruar të mjeshtrit spanjoll
Artikulli tjetërRehabilitohet një tjetër bllok banimi në Patos