Ballina Bota

SOFT NEWS – Në ”Stephansplatz” nis ”lufta” me… nënkresa!

VJENË, 8 prill /ATSH-AA/ – Një grup qytetarësh u mblodhën në kryeqytetin austriak për të marrë pjesë në “luftën me jastëkë”.

Në sheshin e Vjenës “Stephansplatz” u mblodhën qindra njerëz të cilët përmes “luftës me jastëk”, festuan ardhjen e motit të ngrohtë dhe me diell.

Turma e të pranishmëve fillimisht u nda në dy grupe dhe pastaj filloi “lufta me jastëkë”.

Shumë qytetarë, por edhe turistë të shumtë të cilët ndodheshin për vizitë në Vjenë, morën pjesë në këtë përvojë të pazakontë.

Kësaj ngjarjeje sidomos iu gëzuan fëmijët që ishin pjesëmarrës të “luftës me jastëkë”./   /os/ /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGrupi i folkut amerikan interpreton në Gjakovë
Artikulli tjetërSHBA – Pompeo: Ndërprerje të menjëhershme ofensivës në Libi