TIRANË, 5 prill/ATSH/ – Në Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë në Dibër është bërë prezantimi i 11 infermierëve të cilët arritën që ti bashkoheshin ekipit të shëndetësisë, pas aplikimit në platformën “Infermierë për Shqipërinë”.
Sipas DRSH Dibër, infermierët të cilët sapo kanë filluar rrugëtimin e tyre në fushën e shëndetësisë, shprehën vlerësimet e tyre për transparencën e treguar në procesin e seleksionimi të kandidatëve nga platforma “Infermierë për Shqipërinë”.
Gjatë prezantimit të fituesve ishte e pranishme Drejtoresha Rajonale e Shëndetësisë për rajonin e Tiranës, Rudina Ndegjoni.
Pas përfundimit të prezantimit, Drejtoresha Rajonale e Shëndetësisë për rajonin e Tiranës se bashku me drejtorin e DRSH Dibër, vizituan Spitalin Rajonal Dibër dhe disa qendra shëndetësore, për të parë nga afër mbarëvajtjen e punës.
Platforma “Infermierë për Shqipërinë” ka punësuar mbi 1 mijë infermierë, duke rritur transparencën e punësimeve në sistemin e Shëndetësisë.
/e.caushi/

























