TIRANË, 29 mars/ATSH/ – Sylvester Stallone po merret me një tjetër projekt. Mësohet se ylli i kinematografisë, do të jetë producent dhe aktor në serialin policor të titulluar “The Tenderloin”.
“The Tenderloin” do të jetë një serial kontrovers dhe përqendrohet në historinë e vërtetë, për të parin dhe të vetmin oficer policie në historinë e SHBA-së të dënuar dhe ekzekutuar për vrasje, Charles Becker.
Historia do të jetë interesante pasi do të rrëfejë ‘luftërat’ e vërteta të Charles Becker në vitin 1910. Ky serial, konsiderohet si një projekt pasioni për Stallone, i cili ka zbuluar fakte të reja në çështjen Becker dhe do të hedhë dritë mbi antiheroin. /a.g/





















