Ballina Flash

Parashikimi i motit, 27 mars 2019

TIRANE, 27 mars/ATSH/ – Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Parashikohet që reshjet e shiut me intensitet të ulet, të bëhen prezente në orët e paradites fillimisht në pjesën bregdetare e për t’u shtrirë më pas në pjesën jugore me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatës.

Në Alpe parashikohen reshje të dobëta bore dhe mjegull e mjegullinë për shkak të reshjeve.

Era do të fryjë nga Veriu dhe Veriperëndimi me shpejtësi 2-12 m/sek, erë me rrahje dhe shpejtësi deri në 15-25 m/s përgjatë vijës bregdetare, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4.

Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat e mëngjesit dhe mesditës:    

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/17 re  diell
Kukës 5/13 Re diell
Lezhë 4/15 re diell
Dibër 1/11 Re diell
Durrës 7/17 shi diell
Tiranë 7/19 Re diell
Elbasan  7/20 shi diell
Berat 4/20 shi diell
Vlorë 7/17 shi diell
Korçë 2/13 shi diell
Gjirokastër 3/19 shi diell
Sarandë 7/18 shi diell

 

/a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27.3.2019
Artikulli tjetërJAPONI – Përhapja e gripit të derrit, eliminohen 4 100 krerë