Ballina Flash

KPK shkarkon nga detyra Kryetarin e Gjykatës së Përmetit

TIRANË, 21 mars /ATSH – I. Vata/ -Kryetari i Gjykatës së Rrethit Përmet, Pashk Gjaci është shkarkuar sot nga detyra.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  pas një hetimi administrativ dhe shqyrtimit të fakteve dhe provave, vendosi sot shkarkimin nga detyra Pashk Gjaci.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), më 19 mars zhvilloi një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Pashk Gjaci, kryetari i Gjykatës së Rrethit Përmet, dhe në përfundim trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari, vendosi shkarkimin e tij./a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBetohen në Kuvend tre deputetë të rinj të LSI-së
Artikulli tjetërFOKUS – BBC: Alarm për mungesë barnash pas Brexit