Ballina Flash

Kosovë/ Parashikimi i motit, 20 mars

PRISHTINË, 20 mars /ATSH/ – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë pjesën më të madhe të Gadishullit të Ballkanit, do të vazhdojnë të mbesin të qëndrueshme dhe me tendencë të rritjes së vlerave aktuale.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat më të theksuara paraqiten në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore, por nuk parashikohet të ketë reshje të asnjë forme.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. /KosovaPress//e.malaj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë 20 mars 2019
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20.3.2019