Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë 20 mars 2019

TIRANË, 20 mars /ATSH/ – Moti ditën e sotme parashikohet i kthjellët. Në mesditë e pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohen reshje shiu të karakterit lokal në mesditë e pasdite në intervale të shkurtra kohore, të cilat do të jenë me intesitet deri mesatar kryesisht në jug dhe në qendër të vendit.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 1-8 m/s, përgjatë vijës bregdetare era deri në 15 m/s.

Temperaturat parashikohen:    

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/21 Diell re
Kukës 6/18 Diell re
Lezhë 11/21 Diell re
Dibër 5/15 Diell re
Durrës 8/21 Diell re
Tiranë 9/23 Diell  re
Elbasan 9/22 Diell shi
Berat 7/24 Diell shi
Vlorë 9/23 Diell re
Korçë 4/15 Diell shi
Gjirokastër 4/23 Diell shi
Sarandë 11/21 Diell re

 

/e.malaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhjet vendore, Bushati: Synojmë një rezultat më të mirë se ai para katër viteve 
Artikulli tjetërKosovë/ Parashikimi i motit, 20 mars