Ballina Flash

Haradinaj: Qeveria do të mbështesë Hanin e Elezit

PRISHTINE, 13 mars /ATSH/ -Kryeministri Ramush Haradinaj priti në takim kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma.

“Nga kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, u njoftova sot për projektet dhe sfidat në këtë komunë, veçanërisht në infrastrukturë”, njoftoi Haradinaj.

Sipas tij, qeveria e vendit do të vazhdojë mbështetjen e gjithanshme të Hanit të Elezit.

Në këtë aspekt, Haradinaj përmendi edhe miratimin e Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale, si hapi më i madh në fuqizimin e zhvillimit ekonomik lokal, duke kthyer pronën komunale në potencial zhvillimor./KosovaPress//e.malaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHysi: Nxitja e punësimit, prioritet i qeverisë
Artikulli tjetërKEJP TAUN – OKB: Ndotja mund të shkaktojë miliona vdekje të parakohshme