Ballina Flash

Moti sot në Kosovë

TIRANE, 8 mars/ATSH/- Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të vazhdojë të mbizotërohet nga mot i ngrohtë dhe me diell.

Temperaturat maksimale do të shënojnë deri në 19 gradë celsius.

“Vendi ynë do vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferikë. Në këto kushte meteorologjike, do të mbajë mot i qetë dhe i stabilizuar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë celsius. Do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 08.3.2019
Artikulli tjetërFOKUS – Macron kërkon rilindjen e Europës