Ballina Aktualitet

7 Marsi, Tabaku: Më pak buxhet për arsimin

TIRANË, 7 mars /ATSH – I. Vata/ – “Më pak buxhet për arsimin, rroga qesharake për mësuesit dhe 25 mijë nxënës më pak këtë vit se në 2018”, u shpreh sot anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në ditën e 7 Marsit.

“Shqipëria e vitit 2019  është më keq se ajo e vitit 2014. Një buxhet gjithnjë e më qesharak që i akordohet arsimit, përherë e më pak të rinj që frekuentojnë klasat dhe auditorët 25 mijë nxënës më pak në 2018 se vitin paraardhës, më shumë shkolla që mbyllen, 1 në 3 të rinj pa punë e çdo vit më shumë shkolla që mbyllen”, u shpreh ajo.

“Mësues që mbijetojnë me rrogat qesharake të një mazhorance që më parë mendon si të rrisë buxhetin për koncesionet dhe tenderat se sa pagat për mësuesit dhe mjekët”, tha Tabaku.  /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak7 Marsi, urime dhe lule nga nxënësit
Artikulli tjetërFOTO/ Korçë, ekspozohen dëftesa e diploma që nga fillimet e arsimit shqiptar