Ballina Flash

Moti në Kosovë, temperatura deri 18°C

PRISHTINE, 6 mars /ATSH/ -Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 18°C.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Këto masa me origjinë nga jugperëndimi, krahas rritjes së fushave barike ndikimin e tyre do ta kenë edhe në rritjen e fushave termike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18°C. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikojë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s”, njofton IHMK./KosovaPress/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKabineti amerikan: Pheniani rindërton një qendër për lëshimin e raketave
Artikulli tjetërOperacioni “Laboratori”, 2 të arrestuar në Tiranë