TIRANË, 1 mars /ATSH – I. Vata/ – Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi kujton, 1 marsin, Dita e Diskriminimit Zero.
Dita e Diskriminimit Zero, që festohet çdo vit më 1 mars, tërheq vëmendjen tek miliona njerëz që ende vuajnë nga përjashtimi social dhe ekonomik për shkak të paragjykimeve dhe intolerancës.
Në 1 Mars është Dita e Botërore e Diskriminimit Zero, një ngjarje vjetore mbarëbotërore që promovon diversitetin dhe thekson se të gjithë janë të rëndësishëm pa asnjë lloj dallimi.
Organizata e Kombeve të Bashkuara OKB, kremtoi për herë të parë Ditën e Diskriminimit Zero më 1 mars 2014, pasi UNAIDS, një program i OKB për HIV/AIDS filloi fushatën e saj të diskriminimit zero në Ditën Botërore të AIDS-it në dhjetor 2013.
Një vit më pas, OKB dhe organizatat e tjera botërore festuan zyrtarisht ditën e 1 marsit 2014 në një përpjekje për të promovuar të drejtën e të gjithëve për të jetuar me dinjitet të plotë pavarësisht moshës, gjinisë, seksualitetit, kombësisë, përkatësisë etnike, ngjyrës së lëkurës, lartësisë, peshës, profesionit, arsimit dhe besimit.
Organizatat e Kombeve të Bashkuara OKB promovojnë aktivisht ditën kundër zero diskriminimit me aktivitete të ndryshme për të festuar të drejtën e të gjithëve për të jetuar një jetë të plotë me dinjitet pavarësisht moshës, gjinisë, seksualitetit, kombësisë, përkatësisë etnike, ngjyrës së lëkurës, lartësisë, peshës, profesionit, arsimit dhe besimit.
Simboli këtij viti për ditën për Zero Diskriminimin është flutura, e përdorur gjerësisht nga njerëzit për të ndarë historitë dhe fotografitë e tyre si një mënyrë për t’i dhënë fund diskriminimit dhe për të punuar drejt transformimit pozitiv.
Dita e Diskriminimit Zero, që festohet çdo vit më 1 mars, tërheq vëmendjen tek miliona njerëz që ende vuajnë nga përjashtimi social dhe ekonomik për shkak të paragjykimeve dhe intolerancës. /a.g/












