Ballina Flash

“Fulham” pritet të shkarkojë Ranierin

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ – Claudio Ranieri pritet të shkarkohet nga skuadra e “Fulham”.
Trajneri italian ka humbur mbështetjen e tifozëve dhe pritet të ketë një takim me drejtuesit e klubit londinez për të kuptuar fatin e tij.

Në 17 ndeshje nën drejtimin e Ranierit, “Fulham” arriti vetëm 3 fitore, 3 barazime dhe 11 humbje duke shënuar 16 gola e duke pësuar 34 e duke grumbulluar kështu vetëm 12 pikë.

Humbja e së mërkurës mbrëma ndaj “Southampton” e la “Fulhamin” në një pozitë shumë të vështirë në renditje dhe tashmë duhet një mrekulli për të shpëtuar nga rënia në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI – Fut nën lëkurë çipin që hap dyert
Artikulli tjetërLONDËR – Numri i europianëve migrantë në BM, më i ulëti prej 2004