Ballina Flash

Fundjava sjell mot të keq në bregdet, masa për sigurimin e lundrimit

TIRANË, 22 shkurt /ATSH/ – Vendi ynë gjatë fundjavës do të preket nga një mot i paqëndrueshëm, ku temperaturat do të ulen dhe bregdeti do të përfshihet nga erëra të forta, çka bën të domosdoshme që mjetet lundruese duhet të marrin masat e nevojshme për përballimin e situatës.

Në datat 23 dhe 24 shkurt 2019 bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri-verilindje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort.

Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëroi çdo subjekt të interesuar që ushtron veprimtari në fushën e detarisë për kushtet e motit. Gjithashtu, sipas saj, duhen marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjë kompani nga Nigeria e interesuar për të investuar në Kosovë
Artikulli tjetërHaradinaj takim me Jean Paul Carteron